Është arrestuar në Kukës 32-vjeçari A.H, i cili akuzohet se ka goditur me grusht për shkak të detyrës mjekun D.R.
32-vjeçari ishte shpallur në kërmim menjëherë pas denoncimit, pasi në 16 maj ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës.
I shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.