Një përplasje e ashpër është zhvilluar mes demokratit Gazmend Bardhi dhe deputetit socialist, Erion Braçe. Ky i fundit ka ndërhyrë gjatë fjalës së Bardhit në foltoren e Kuvendit, teksa ai fliste për për emërimin si këshilltar të kryeministrit Rama, të një personi që sipas tij rezulton të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndërhyrja e mazhorancës ka shkaktuar tension, duke bërë që Bardhi të “shpërthejë” me akuza dhe ofendime ndaj Braçes.
“Gore, çfarë ke? Mbyll gojën ti, mbyll gojën ti dhe mos guxo të më ndërhysh kur jam duke folur, mos ndërhyj. Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar, zëdhënës i korrupsionit, ndërhyn ti. Ti vrave njerëz, vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote”, tha ai.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i tërheqi “veshin” deputetit demokrat për shkelje të rregullores./vizionplus.tv/