Një grabitje me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës ditën e sotme. Mediat në Kosovë raportojnë, se një pikë e këmbimit valutor është grabitur me armë.
Ngjarja ka ndodhur në venin e njohur si ‘Rruga e Vushtrrisë’, tek ish-Gjykata e Qarkut, dhe grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes në rëndë.