Një makinë e blinduar është sulmuar ditën e sotme në autostradën që lidh Brindisin me Leçen, ku janë grabitur 3 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se në sulm kanë marrë pjesë 10 persona, të citët qëlluan disa herë me kallashnikov dhe dogjën dy makina dhe një furgon për të penguar forcat e policisë që të mos ndërhynin gjatë grabitjes.
Grabitje ishte e ngjashme me një skenar filmi, ku sulmuesit e maskuar si komando dhe të mirëinformuar për shumën e parave brenda mjetit e kanë ndalur atë dhe më pas kanë kryer grabitjen, ndërsa në krahun tjetër kanë djegur dy makina dhe një furgon që të mos lejonin policinë të futej.
Ndëkrohë gjatë ndjekjes kanë djegur edhe tre makina të tjera për të penguar policinë që t’i arrinte. Mediat raportojnë se policia ka mundur të rekuperojë vetëm 300 euro në kartëmonedha gjatë ndjekjes së autorevë nëpër rrugët e fshatrave.
Hetuesit po mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.
Gjithashtu bëhet me dije se asnjë ga rojet që ndodheshin në mjetine blinduar nuk kanë pësuar lëndime.
Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D’Attis i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.
Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili “i dha një përgjigje të shpejtë”, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se “akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten”.