Greqia pret 2024, spektakël fishekzjarrësh në Athinë

8 months ago 36
Reklamë

Pas numërimit mbrapsht të kryebashkiakut të ri të Athinës mijëra grekë të mbledhur në sheshin para parlamentit kanë pritur me gëzim ndërrimin e viteve në një atmosferë festive.

Nën dritat e fishekzjarrëve ata i kanë uruar njëri tjetrin që viti I ri 2024 të sjellë paqe, dashuri e mirëqenie.

Ata kanë parë edhe pamjet mbresëlënëse  dhe nje spektakël tepër të veçantë të fishekzjarrëve të hedhura mbi shkëmbin e shenjtë të Akropolit  kur një det me ngjyra mbushi qiellin e më pas kanë ndjekur një spektakël në sheshin Sintagma me këngëtarë të shquar dhe melodi të mrekullueshme.

Atmosferë të vërtet festive ka pasur deri në orët e para të mëngjesit edhe në gjithë qytetet e tjera të vendit. Urime të veçanta për Vitin e Ri 2024 dërguan presidentja e vendit Sakelaropoulou, kryeministri Mitsotakis dhe liderët e partive politike .

Top Channel

Read Entire Article