Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, kriteret që duhet të plotësoni

5 months ago 23

Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën për aplikim, si dhe dokumentacionin shoqërues për kriteret e përgjithshme e të posaçme, brenda datës 26 Qershor 2024.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës”, Ministria e Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Kritere të përgjithshme:

  1. a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;
  2. b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c) të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal;

ç) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;

  1. d) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e aplikimit.

Kritere të posaçme:

  1. dh) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose sigurisë;
  2. e) të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë;

ë) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

  1. f) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  2. g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën.

DOKUMENTACIONI

1.Kërkesë me shkrim e aplikantit drejtuar Ministrit të Brendshëm për të shprehur interesin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

2.Aplikimi duhet të jetë i plotë në mënyrë që të merret në konsideratë. Vlerësimi bëhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara.

3.Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet që gjenden në shpallje.

VLERËSIMI

Brenda 45 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të posaçme. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e kërkuara dhe të aplikantëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga aplikanti dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 10 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim, për secilin kandidat, në përputhje udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5.6.2024.

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri në 26 qershor 2024

Adresa elektronike: [email protected]

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret të aplikojnë!

Read Entire Article