Hera e parë në planet, ariu polar ngordh prej virusit që po kërcënon dhe botën e largët

8 months ago 51
Reklamë

Virusi H5N1 ose i njohur ndryshe si gripi i shpendëve është bërë një kërcënim serioz edhe për kafshët dhe shpendët e botës së largët.

Sipas mediave të huaja një ari polar është raportuar se ka ngordhur në Alaskë pasi ishte infektuar nga virusi H5N1. Ariu polar u gjet i ngordhur në Utqiagvik, një zonë që është goditur rëndë nga shpërthimi aktual global i gripit të shpendëve.
Lajmi u konfirmua në dhjetor nga Departamenti i Ruajtjes së Mjedisit në Alaskë.

“Kjo është hera e parë që një ari polar të ngordhë nga gripi i shpendëve në planet”, tha veterineri i shtetit të Alaskës Dr. Bob Gerlach për gazetën Alaska Beacon, duke lënë të hapur mundësinë që ariu polar është infektuar duke ngrënë zogj të kontaminuar.

Gripi i shpendëve ose H5N1 ka qenë i përhapur në më shumë se 80 vende të botës që nga viti 2022 . Ai përhapet kryesisht përmes shpendëve të egër ujorë, por gjithashtu përbën një kërcënim potencial për shpendët shtëpiak dhe speciet e tjera. Mijëra kafshë kanë ngordhur gjithashtu nga virusi, duke përfshirë, arinjtë e zinj si dhe ata të murrmë.

Read Entire Article