Hezbollah lëshon breshëri raketash, ushtria izraelite vijon luftimet në Gaza, 22 viktima

8 months ago 36
Reklamë

Grupi i armatosur libanez Hezbollah  ka lëshuar  dhjetëra raketa në veri të Gazës. Ky sulm  ka qenë një përgjigje ndaj vrasjes së njërit prej udhëheqësve të Hamasit  që besohet se është kryer nga ushtria izraelite

Ndërkohë situata në Gaza vijon të jetë katastrofike. Ushtria Izraelite ka vrarë të paktën  22 persona në qytetin verior Khan Younis.

Nga ana tjetër Spitali Al Shifa  ka rihapur  sallat e operacionit, ndërsa  ministria e shëndetësisë në Gaza  i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për pajisjen me ilaçe dhe karburant.

Përshkallëzim vjen në kohën kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nisi një tur diplomatik në Lindjen e Mesme. Ky është udhëtimi i katërt i tij në rajon që  nga nisja e luftës  Izrael-Hamas tre muaj më parë.  Në bisedimet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Blinken pritet  të kërkojë mbështetjen e Turqisë për planet për Gazën pasi të ketë përfunduar lufta, përfshirë këtu edhe kontributet monetare për rindërtim.

Deri me tani nga lufta 22 600 palestinez  kane humbur jetën, ndërsa nga radhët e izraeliteve te vrarët janë rreth 1200./vizionplus.tv

Read Entire Article