Hidhen me dron telefona dhe drogë brenda burgut të Peqinit në mesnatë, 4 grupe të forcave speciale zbarkojnë brenda ambienteve të sigurisë së lartë

2 months ago 22

Katër grupe të forcave speciale kanë mbërritur në mesnatë brenda ambienteve të sigurisë së lartë të burgut të Peqinit.

Top Channel raporton se një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut.

Droni ose dronët (ende nuk dihet sa janë), kanë hedhur katër pako me telefonë, 8 karikues dhe doza me drogë dhe janë zbuluar nga kullat më të larta të vrojtimit që kanë dhënë alarmin.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka urdhëruat gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve shkoi në Peqin, ndërsa policia lokale po kryen kontrolle për dronin.

Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim.

Ky është droni i dytë brenda pak ditësht pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel.

Read Entire Article