Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

7 months ago 21

Lëvizja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të kryhet tashmë pa viza. Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit. /vizionplus.tv

Read Entire Article