Shkrimtari Ylljet Aliça i ftuar në “Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, rrëfeu një histori pikante me mikun e tij të ndjerë Gjergj Xhuvani.
Ai tha se gjatë kohës që përfundoi filmi “Parrullat” shkoi në Francë bashkë me Gjergjin për të takuar producentin, i cili ishte mjaft dorështrënguar, dhe se ishin detyruar të shpenzonin nga paratë e tyre.
Duke qeshur Aliçka tha se fati e ndihmoi atë dhe Gjergjin në Paris, kur ju kishin mbetur shumë pak para në xhepa, pasi gjetën disa euro poshtë një peme.
Pjesë nga biseda:
Aliçka: Po bëhej montazhi i flimit “Parrullat”, mbasi e kishte xhiruar Gjergji, dhe na thërriti producenti i cili ishte çifut, edhe çifut në karakter. Na thërriti në Paris, ne me shpresën se do priteshim mirë, ai nuk na dha as drekë e as darkë. Harxhuam lekët që kishim, atë ditën e fundit ecnim të dy të mërzitur, Gjergji ishte qefli vere, por edhe unë, po ecnim në një rrugë të zakonshme të Parisit të dy, rrezik do hanim ndonjë hamburger të vogël, kur pashë monedha 2 euroshe në trotuar. I them o Gjergj fat gjeta 2 euro, u ul Gjergji gjeti të tjera, ishin diku te 30 euro. Ishin poshtë një peme, kur s’kishe më filluam të kërkonim pemë e më pemë. Pastaj kishim dhe ca ne xhepa dhe shkuam të hanim.