Dashi
Do i përkushtoheni mjaft partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje me se miri me personin qe keni ne krah. Edhe ata qe kane pasur debate e mosmarrëveshje do i sqarojnë sa hap e mbyll sytë. Beqaret me shume gjase do takojnë një person te shenjës se Dashit ose te Luanit. Ne planin financiar duhet me patjetër te bëni një riorganizim te situatës.
Demi
Do jeni shume te stresuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Do debatoni për gjithçka me partnerin kështu qe atmosfera nuk do jete e përshtatshme për te jetuar qetësisht. Beqaret do kenë shume mundësi për takime, por duhet te mendohen mire para se te bëjnë një zgjedhje. Perspektivat materiale fatmirësisht janë te mira.
Binjaket
Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit sot dhe ka mundësi t’i bëni disa premtime atij. Nga ana tjetër duhet te vazhdoni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do e kenë te vështirë t’ia shprehin pëlqimin disa personave dhe do mbeten përsëri me te njëjtin status. Financat do jene goxha te ekuilibruara. Nuk do keni asnjë vështirësi ne këtë sektor.
Gaforrja
Sot edhe do doni një lidhje te qëndrueshme edhe do veproni sipas kokës suaj. Kujdes sepse partnerit mund t’i humbasë durimi dhe mund te përballeni me një ane tjetër te karakterit te tij. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar do jete dite dinamike dhe aspak problematike. Shfrytëzojeni edhe për te shlyer disa borxhe.
Luani
Do jeni te hapur ndaj partnerit tuaj sot dhe do flisni me te edhe për temat me delikate. Me ne fund do ju jepni zgjidhje disa heshtjeve qe ju mundonin prej kohesh. Beqaret do ndihen mire edhe vetëm kështu qe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe plot energji. Do e stabilizoni shpejt situatën dhe do jeni te qete.
Virgjeresha
Dite e përshtatshme kjo e sotmja për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën ne çift. Do keni një komunikim te mire me partnerin dhe do pranoni çdo mendim te tij. Beqaret do kenë një dite si gjithë te tjerat. Nuk është momenti i duhur për te filluar një etape te re. Nëse doni qe financat te përmirësohen se pari duhet te hiqni dore nga shpenzimet e tejskajshme.
Peshorja
Mos e lëndoni partnerin tuaj duke i kujtuar disa gabime te se kaluarës sepse pas njëfarë kohe do pendoheni dhe do vuani për gjestet qe keni bere. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse sot do ju ofrohen mundësi shume te mira për te gjetur shpirtin binjak. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Do jeni te qete edhe kur te shpenzoni.
Akrepi
Yjet do kenë ndikim te drejtpërdrejte sot ne jetën tuaj ne çift. Do ju duhet te merrni disa vendime te cilat nuk do jene te thjeshta, por qe do ua ndryshojnë tërësisht te ardhmen. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do bëjnë për vete shume persona. Do jete ne dorën tuaj zgjedhja e personit te duhur. Ne planin financiar rekomandohet sa me tepër maturi dhe kujdes.
Shigjetari
Do keni një dite te mrekullueshme gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj. Emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do gjejnë personin me te përshtatshëm për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla, por qe me pak durim mund t’i kaloni shpejt.
Bricjapi
Ne dashuri do jeni shume te qarte për atë qe doni te bëni dhe do hidhni hapat e duhur. Partneri do jete dakord me çdo vendim tuajin. Beqaret do njihen me persona te shumte ne situata te ndryshme. Do jete ne dorën e tyre zgjedhja përfundimtare. Venusi do ua mbroje financat me se miri. Nuk do keni as me te voglin shqetësim për këtë sektor.
Ujori
Asnjë planet nuk do mund ta prishe harmoninë e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme te cilat nuk do i harroni për gjithë jetën. Beqaret do njihen me persona interesante gjate ndonjë darke pune. Ne planin financiar fatmirësisht do keni mbështetjen e Jupiterit dhe situata do vije duke u përmirësuar.
Peshqit
Mos kërkoni nga partneri gjera te pamundura sepse do e lëndoni mjaft atë. Tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me personat qe do kenë rreth e rrotull. Disa do i lajkatojnë, por me dashakeqësi. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund dhe kjo do ju mërzitë shume. kërkoni sa me pare ndihmën e ndonjë specialisti.