Pas humbjes dërrmuese nga Partia Laburiste në zgjedhjet britanike, debate të reja kanë lindur në gjirin e konservatorëve.
Sipas medias britanike, Sky News, zgjedhja e liderit të tyre të ri i shton një tjetër barrë partisë, pasi ata duhet të zgjedhin një person që do t’i japë fund pasigurisë që ekziston në radhët e partisë. Konservatorët kanë ndryshuar pesë liderë tashmë në vetëm tetë vjet.
“Aplikohet ende sistemi, sipas të cilit dy kandidatët përfundimtarë zgjidhen nga anëtarët e partisë, të gjykuar nga zgjedhjet”, vëren rrjeti britanik.
Tani disa pretendentë për udhëheqje janë zhdukur, duke përfshirë Grant Shapps dhe Penny Mordant.
James Cleverley mund të jetë zgjidhja më e mirë për të marrë drejtimin mes katër kandidatëve. /vizionplus.tv