Deputetët hungarezë kanë ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke i hapur rrugën anëtarësimit të vendit nordik.
Hungaria ishte i vetmi vend që po pengonte anëtarësimin e Suedisë, e cila aplikoi për tu bashkuar me Aleancën në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Lexo edhe :
Related Posts
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka përshëndetur vendimin e parlamentit hungarez.
Ministri Hasani shkruan se anëtarësimi i vendit nordik do ta forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe gjithë Aleancës.
“Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.
#Së bashku më të fortë #NeJemiNATO”, shkruan ministri Hasani në platformën X.
Albania welcomes the accession of #Sweden 🇸🇪 to @NATO upon the completion of ratification processes in all Allied countries.
Sweden’s membership will strengthen the security of our region and the whole Alliance.
Välkommen @TobiasBillstrom#StrongerTogether #WeAreNATO
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 26, 2024