I gjithë Ballkani probleme me energjinë elektrike

2 months ago 31
Reklamë

Prej më shumë se një ore Tirana dhe thuajse i gjithë vendi janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike. Korrespondentët e Vizion Plus konfirmojnë problemet me energjisë edhe në Korçë, Elbasan, Lezhë, Shëngjin, etj.

Ndërkohë, mediat malazeze dhe serbe janë duke raportuar se bëhet fjalë për një “black out” në të gjithë rajonin.

Lexo edhe :

Related Posts

Radio B92 bën me dije se i gjithë Mali i Zi nuk ka energji elektrike, po ashtu edhe jugu i Kroacisë bashkë me Bosnjen dhe Kosovën.

Raportohet për probleme në njërin prej nënstacioneve në Podgoricë, e cila duket se ka shkaktuar problemin në fjalë.

Gjithçka korrespondon edhe me temperaturat ekstreme të ditës së sotme, të cilat kanë shkaktuar konsum të lartë të energjisë elektrike për shkak të përdorimit të kondicionerëve.

Njoftimi i OSHEE

Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.

Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.
Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.

Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.

/vizionplus.tv

Read Entire Article