Një ngjarje e rënda ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një person ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën gruas së tij me të cilën ishte në proces divorci.
Burime për Vizion Plus bëjn me dije se çifti është identifikuar si Bledar Trëndafili dhe Melisa Trëndafili
Lexo edhe :
Related Posts
Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. /vizionplus.tv