Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Xhelal Rraja ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj, teksa disa prej personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit./vizionplus.tv/