Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e shpërthimit të një agjencie funerale në orët e para të mëngjesit të 29 gushtit.
Në një njoftim për mediat, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se autor i kësaj ngjarje është një 35-vjeçar me iniciale B.P, me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer mes 35-vjeçarit dhe pronarëve të agjencisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv