I vuri flakën bashkëshortes me të cilën po ndahej, detaje nga ngjarja në Korçë, Bledar Trëndafili ende në arrati

2 months ago 53

Dalin detaje të reja nga ngjarja e një ditë më pare, ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj. Mësohet se pasi janë takuar janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Lexo edhe :

Related Posts

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën

Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur një grua 65 vjeçare e cila jo vetem ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, por dhe ka mjekuar me barna  rrethanore shtëpie. Më pas e ka veshur me rroba të tjera dhe ka lajmëruar ambulancën e policinë

Burime thanë se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.

Të njëjtat burime thanë se Bledar Trëndafili e ka takuar dhe 3 heëe te tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për t’i kërkuar të heqë dorë nga divorci. /vizionplus.tv

Read Entire Article