I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i vdekur turisti amerikan në Greqi

5 months ago 32

Turisti amerikan 55-vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga e marta e 11 qershorit në Mathraki të Korfuzit, është gjetur i vdekur.

Sipas informacioneve të para trupi i tij u gjet në det pranë portit të vjetër, Kontrakas, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kërkonin prej ditësh në ishull për ta gjetur.

Po zhvillohet një hetim dhe do të kryhet ekspertiza pas vdekjes për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Eric Kalibet, oficer policie në pension, nisi ecjen nga Aegiali më 11 qershor. Pasi nuk u kthye për disa orë dhe nuk përgjigjej në telefon, shoku i tij u shqetësua dhe e denoncoi në komisariat zhdukjen e tij.

59-vjeçari kishte nisur ecjen nga Aegiali përmes një shtegu të ngushtë me destinacion Katapolën.

Kontakti i fundit i tij ishte një mesazh që ai i dërgoi motrës së tij në orën 7:20 të mëngjesit të së martës, ku i dërgoi një foto të tabelës së informacionit të shtegut./vizionplus.tv

Read Entire Article