Në plazhet e Lukovës e Piqerasit IKMT ka filluar prishjen e disa struktura provizore që përdoren gjatë sezonit turistik si bare verore.
Disa prej bizneseve me këtë natyrë në plazhin e Shpellës në Lukovë kanë denoncuar sot prishjen selektive të një pjese të objekteve ndërsa i gjithë bregdeti sipas tyre ka leje të njëjta shfrytëzimi për sezonin.
Disa struktura janë shembur nga IKMT në këtë zonë sot ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe nesër. Aksioni nuk ishte paralajmëruar dhe shumë biznese nuk kishin larguar nga këto godina orenditë e shërbimit.
Marrja e lejeve provizore për të ushtruar aktivitetin në këtë zonë është shoqëruar çdo vit mes konflikte të shumta mes vetë bizneseve por edhe me njësitë vendore.
Top Channel