Ishin fshehur në kontejnerin me banane/ Sekuestrohen 2 ton kokainë në Gjermani, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

1 month ago 37

Policia gjermane ka sekuestruar 2 ton kokainë në qytetin port të Hamburgut duke vënë në pranga disa persona. Autoritetet vlerësojnë se droga ka një vlerë rruge prej rreth 100 milionë euro.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote.

Policia tha se e gjeti kokainën kur kontrolluan një konteiner transporti në rrethin e Rothenburgsort, pranë portit të Hamburgut. Brenda, ata dyshohet se gjetën kokainën e fshehur në kuti bananesh.

Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder në një objekt me rreze X për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë prapa një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.

Task Forca e Posaçme e Policisë ka ndërhyrë në momentin e shkarkimit të ngarkesës dhe ka arrestuar 12 të dyshuar.

Mediat gjermane raportuan se të dyshuarit ishin të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India. Disa prej tyre thuhet se ishin të njohur për policinë për vepra të lidhura me drogën.

Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.

Read Entire Article