Ishte dëbuar nga Bari, shqiptari nuk “vë mend”, kthehet ilegalisht në Itali! Përfundon në pranga

2 months ago 28

Një 34-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë është arrestuar nga policia italiane.

Siç bëjnë me dije mediet fqinje, shqiptari ishte dënuar më parë për trafik droge.

Gjithashtu në vitin 2022 ai ishte dëbuar nga Bari në Shqipëri.

Por së fundmi 34-vjeçari me inicialet E.L, ishte kthyer sërish në Itali ilegalisht pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.

Megjithatë, identiteti i tij i vërtetë u konstatua falë gjurmëve të gishtërinjve. Sakaq komisari i policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, nxori një dekret të ri dëbimi ndaj tij./vizionplus.tv

Read Entire Article