Izraeli bombardon Bejrutin, sulme nga ajri dhe ne jug të Libanit, shënohen viktima e shkatërrime

1 day ago 60

Raketat izraelite goditën sërish Beirutin jugor këtë të mërkurë, vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kundërshtojnë zgjerimin e shkallës së sulmeve në këtë qytet.

Agjencitë e lajmeve raportuan për dy shpërthime dhe shtëllunga tymi në dy lagje të kryeqytetit libanez.

Bombardimet ndodhën pak kohë pasi Izraeli lëshoi urdhra të rinj evakuimi herët në mëngjes.

Zyrtarët libanez raportuan për sulme edhe në qytetin Nabatiyeh në jug të Libanit, ku mes personave të vrarë ishte edhe kryetari i Bashkisë.

Ushtria izraelite ka kryer në javët e fundit sulme në periferitë jugore të Bejrutit, bastionin e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, pa paralajmërime paraprake, ose me paralajmërime për një zonë, ndërkohë që godet edhe më gjerë.

Sipas ushtrisë, sulmi kishte shënjestruar një rezervë armësh nëntokësore të grupit militant.

“Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë paralajmërimet e avancuara për popullsinë në zonë,” thuhej në njoftimin zyrtar.

Agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët bëri të ditur një ditë më parë se ¼ e libanit është tashmë nën urdhra për evakuuim, përfshirë edhe trupat paqeruajtës të UNIFIL.

Vendet e bashkimit Europuan që kontribuojnë në forcën paqeruajtëse të Kombeve Të bashkuara në Liban kanë bërë të ditur se trupat nuk do të zhvëendosen nga vendodhjet e tyre ndërsa kanë dënuar ashpër kërkesën e Ushtrisë izraelite./vizionplus.tv

Read Entire Article