Izraeli: Jemi duke studiuar dhe konsideruar përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të marrëveshjes së armëpushimit

4 months ago 21

Izraeli njoftoi të mërkurën se kishte marrë përgjigjen e Hamasit për propozimin e tij të fundit për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, duke nënvizuar se do ta konsideronte atë.

Në një deklaratë të Mossad thuhet se ndërmjetësit “u kanë përcjellë” negociatorëve izraelitë “komentet e Hamasit mbi skicën e marrëveshjes së pengjeve”.

“Izraeli po vlerëson komentet dhe do t’ua përcjellë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve,” shtohet në deklaratë.

Hamasi konfirmoi se kishte paraqitur kërkesat e tij të fundit të marrëveshjes. Në një deklaratë u bë e ditur se dëshiron të arrihet një marrëveshje për ndalimin e luftës, ndërsa theksoi se komunikimi me ndërmjetësit vazhdon.

“Ne kemi shkëmbyer disa ide me ndërmjetësit, me qëllimin për t’i dhënë fund luftës dhe për t’u tërhequr plotësisht nga Rripi i Gazës “, thotë Hamasi, duke argumentuar se është fleksibël në kërkesat e tij.”shpëtohet”.

Në një deklaratë të mëvonshme, Hamasi tha se kreu i Byrosë Politike me bazë në Katar, Ismail Haniya, kishte zhvilluar bisedime me ndërmjetës në Katar dhe Egjipt .

Ai shtoi se janë zhvilluar bisedime edhe me zyrtarët turq lidhur me zhvillimet e fundit.

Më shumë se gjashtë muaj negociata me ndërmjetësit, përfshirë SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin, nuk kanë arritur një marrëveshje.

Read Entire Article