Izraeli nënshkruan marrëveshje për 25 avionë të tjerë luftarakë F-35 nga SHBA

5 months ago 21

Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në për të blerë 25 avionë luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë, njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, Izraeli synon të rrisë në 75 numrin e avionëve luftarakë të avancuar Lockheed Martin.

Ministria izraelite e Mbrojtjes raportoi se Letra e Ofertës dhe Pranimit (LOA) është nënshkruar zyrtarisht për 25 avionë, të cilët do të fillojnë të dorëzohen nga viti 2028 me një normë prej 3-5 avionësh në vit.

Izraeli është i vetmi vend të cilit i janë shitur F-35 me të drejtën për të përshtatur softuerin dhe sistemet e avionit për të përdorur sistemet e armëve të prodhimit të tij./vizionplus.tv

Read Entire Article