Izraeli ‘shpërfill’ thirrjet e ndërkombëtarëve, sulmet vrasin të paktën 200 palestinezë në 24 orë

8 months ago 34
Reklamë

Të paktën 200 palestinezë u vranë dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën pas sulmeve ushtarake izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit. Shifrat u përditësuan nga ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Po ashtu, bëhet me dije se të paktën 20 persona u vranë pas sulmeve ajrore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit pranë spitalit Al-Amal në Khan Younis të mërkurën.

Lexo edhe :

Related Posts

Numri i të vdekurve në të gjithë Gazën tani është 21,110 që nga 7 tetori, sipas ministrisë.

Numri në rritje vjen pasi shefi ushtarak izraeli,t Herzi Halevi tha të martën se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë”dhe se ushtria izraelite po i përqendron përpjekjet e saj në Rripin jugor të Gazës, Khan Younis, kampet qendrore dhe më tej.

Ky sinjal, pas komenteve të ngjashme të fundit nga udhëheqësit izraelitë, ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar, në një kohë ku numri i civilëve të vrarë sa vjen e rritet./vizionplus.tv/

Read Entire Article