Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni planin e armëpushimit brenda një jave ose do të pushtojmë Rafahun

4 months ago 29
Reklamë

Izraeli i ka dhënë Hamasit një javë kohë për të rënë dakord për një plan armëpushimi në tryezë ose do të nisë një operacion ushtarak në Rafah, thanë zyrtarët egjiptianë për Wall Street Journal të premten, ndërsa organizata palestineze vonoi përgjigjen e saj, duke shpresuar se do të arrinte kushte më të mira që do të sigurojnë mbijetesën e saj.

Sipas zyrtarëve, Egjipti ka punuar me Izraelin për një propozim për të rishikuar marrëveshjen e  armëpushimit që i paraqiti Hamasit fundjavën e kaluar. Udhëheqja politike e Hamasit pritej të konsultohej me krahun e saj ushtarak në Gaza dhe të kthehej me pozicionet e veta.

Por Yahya Sinwar, udhëheqësi ushtarak i grupit në Gaza, i cili besohet se fshihet në tunele në enklavë dhe merr vendimet përfundimtare, nuk është përgjigjur, thanë zyrtarët.

“Sinouar pritet të refuzojë çdo marrëveshje që nuk përfshin një rrugë të besueshme për t’i dhënë fund luftës,” shtuan zyrtarët në WSJ.

Në të njëjtën kohë, sipas një zyrtari izraelit të cituar nga Times of Israel, kabineti i Izraelit pret që Hamasi të shpallë zyrtarisht refuzimin e propozimit.

“Udhëheqja izraelite vlerëson se Hamasi do të refuzojë zyrtarisht ofertën e fundit të pengjeve dhe armëpushimit ,” tha zyrtari, duke shtuar se kabineti i luftës tashmë po diskuton një skenar të tillë, përveç një nisje të mundshme të pushtimit të afërt të qytetit kufitar të Rafahut. /vizionplus.tv

Read Entire Article