Juventus prezanton blerjen e tretë, bardhezinjtë në fazë rindërtimi, vjen edhe djali i mbrojtësit të famshëm

4 months ago 25

Tiago Mota e ka nisur me këmbën e mbarë punën e tij të re si trajner tek Juventus.

Tekniku italio-bralian në ditët e parë të javës u njoh me ambientin bardhezi, por gjithashtu pa të përfunduara edhe dy operacione në merkaton.

Zonja e vjetër ka marrë shërbimet e portierit Di Gregorio nga Monxa si dhe të mesfushorit Duglas Luiz nga Aston Vila. Por puna për rindërtimin e skuadrës vazhdon.

Këtë të martë erdhi edhe blerja e tretë e klubit të madh italian. Bëhet fjalë për talentin e Nice, measfushroin e ri Kefren Turam, djali i një legjende të bardhezinjve sikurse Lilian Turam.

Është në fakt djali i dytë i tij që zbarkon në Serine A, pasi tek Inter luan edhe më i madhi prej djemve futbolliste, Markus Turam.

Juventus duhet thënë se pagoi 20 milionë euro për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit i cili ka kaluar të gjitha aktivizimet me ekipet kombëtare të Francës.

Në pesë vitet e fundit tek Nice, ai luajti 141 ndeshje duke shënuar 9 gola. Teksa kreu vizitat mjekësore në klubin bardhezi, ai shoqërohej nga babi i tij, një ish i madh i ekipit Lilian Turam.

Mirëpo merkato e Juventisit nuk mbaron këtu, përkundrazi. Tani është radha e dyshes Xhedon Sancho dhe Kopmeiners. I pari, aktualisht në pronësi të Machester United është ai që pritet të zëvendësojë Kiezen gjithnjë e më më afër Romës.

Ndërsa Kopmeiners pritet të jetë një nga shtyllat e mesfushës së Juventusit, ndaj drejtori Xhuntoli po përpiqet të mbylle marrëveshjen me Atalantën.

Emri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është mbrojtësi Todido, i cili është kthyer në objektivin numër 1 pas sfumimit të mundësisë për të transferuar Kalafiorin e Bolonjës, i destinuar të shkojë tek Arsenal./vizionplus.tv

Read Entire Article