“Ka më shumë të paraburgosur se të dënuar”, drejtoresha e burgut tregon sa gra përfitojnë nga amnistia

8 months ago 26

Amnistia penale ka mbetur peng i 84 votave në Kuvend. Opozita nuk ka pranuar që ta votojë pasi akuzon mazhorancën se favorizon perosnat e dënuar nga GJKO dhe zyrtarë te lartë.

Drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë, Lindjana Laçi e futar në “Quo Vadis” të moderuara nga Pranvera Borakaj, tha se numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të dënuarve. Nëse miratohet amnistia, do të lirohen nga burgu 11 gra.

Lexo edhe :

Related Posts

Më herët Laçi tha se janë gjithsej 76 gra në burg, prej të cilave 13 janë të dënuara me vrasje.

Pranvera Borakaj: Sa gra presin nga amnistia?

Laçi: Të gjitha gratë presin. Nuk është vetëm një akt politik, por është edhe një akt humanitar. Nuk janë vetëm 600 të dënuar që presin, por janë edhe qindra familjarë. Kostoja për këta të burgosur fillon nga 30-40 euro për të të dënuar dhe të paraburgosur. Numri i të paraburgosurve është më i lartë se numri i të dënuarve.

Janë gjithsej 5877 persona. Nga këta, 2270 të dënuar, ndërsa 3147 të paraburgosur të cilët akoma janë në pritje.  Janë 11 gra të cilat dalin nëse miratohet amnsitia dhe 13 të tjera që përfitojnë 1 vit e 6 muaj. Burrat përfitojnë 1 vit. Për gratë dhe të miturit ka një vëmendje më të shtuar./vizionplus.tv

Read Entire Article