Edhe kjo fundjavë reflekton trafik të rënduar në qytetin bregdetar dhe probleme me qarkullimin. Ky fakt është vënë re më tepër në akset kryesore, por edhe ato dytësore me dyndje më të lehtë.
Trafiku i rënduar është regjistruar në rrugën transballkanike në Vlorë, përgjatë bulevardit Ismail Qemali si dhe përgjatë shëtitores së Lungomares.
Kjo për shkak të dyndjes së vizitorëve dhe pushuesve nga rrethe të tjera por edhe hyrjet e të huajve në Portin e Vlorës./vizionplus.tv