Kapet breshka-aligator në Britaninë e Madhe, mund të copëtojë kockat me një të kafshuar

7 months ago 35
Reklamë

Një breshke-aligator është gjetur në rajonin e Cumbrias në Britaninë e Madhe duke ngjallur kureshtje mes shkencëtarëve. Ajo është një breshkë që zakonisht rritet në lumenjtë e Floridas në SHBA, por për shkaqe ende të paditura është gjetur nga një qytetar në Britaninë e Madhe.

Fillimisht ai mendoi se kishte gjetur një breshkë normale, por mësoi të vërtetën pasi shkoi te veterineri, i cili i tha edhe se breshka është e rrezikshme pasi me një të kafshuar mund të këpusë gishtat.

Breshka-aligator nuk e ka habitatin e saj në Britaninë e Madhe, por dyshohet se ndonjë koleksionist kafshësh e ka lëshuar atë në ujë pasi nuk ka patur më interes në të.

Këto breshka ushqehen me lloje të ndryshme gjallesash, si peshq, bretkosa, etj., dhe mund të arrijë peshë deri në 90 kilogram.  /vizionplus.tv

Read Entire Article