Kapet kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

3 months ago 23
Reklamë

Policia ka gjetur rreth 7 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Droga është zbuluar dje në mbrëmje në një furgon me targa angleze, në kohën që po kalonte në pikën e kalimit kufitar drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në dyshemenë e furgonit dhe ishte ndarë në 7 pako. Furgoni ishte në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, e cila transporton pako për emigrantët.

Deri tani kanë rënë në pranga Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç. /vizionplus.tv

Read Entire Article