Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të zhdukej dhe do të “fshihej” nga faqja e dheut dhe të pushonte së ekzistuari nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.
Duke folur në një ngjarje antisemitiste në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, të cilët ai tha se duhet ta mbështesin atë në përmasa më të mëdha për shkak të historisë së tij në Izrael.
“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë”, tha Trump, duke iu drejtuar votuesve hebrenj në audiencë.”Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë.”
Nga ana tjetër, Amy Spitalnick, CEO e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, akuzoi Trumpin për përdorimin e një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të përqafuar tropet antisemitike dhe për të sulmuar komunitetin hebre amerikan./vizionplus.tv