Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La7” mbrëmjen e djeshme.
Ai ka thënë se Shqiëpria e së ardhmes do të jetë si Italia.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur Rama në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.
I pyetur për raportin e tij me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe se si ai ka arritur të jetë aq i lidhur politikisht me lideren romane, Rama tha se ajo është një person shumë i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian. Është vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit”,tha Rama
Rama është pyetur për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.
“Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që do Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia”, përfundoi Rama. /vizionplus.tv