Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik pasi njoftoi se ishte shëruar nga kanceri

3 weeks ago 20

Krahas mbretit Charles, mbretëresha Camilla dhe bashkëshorti i saj Princi William, në një kishë në Balmoral, Skoci, ishte edhe Kate Middleton, e cila bëri daljen e saj të parë publike që nga shpallja e përfundimit të kimioterapisë.

Middleton ishte ulur në sediljen e pasagjerit të makinës, e cila drejtohej nga burri i saj.

Catherine spotted going to church this morning with William in Scotland near Balmoral! King Charles and Queen Camilla were also there.

Kate Middleton pictured for the first time since her cancer update
https://t.co/zdJJ5zfrOY

— Royal News Network (@RNN_RoyalNews) September 22, 2024

Princesha e Uellsit u kthye në punë javën e kaluar pasi përfundoi trajtimet e kancerit.

Ajo u takua me anëtarët e ekipit të Qendrës së Fëmijërisë së Hershme dhe stafin në Pallatin Kensington në Kështjellën Windsor rreth projektit të saj që fokusohet në mbështetjen e fëmijërisë së hershme.

Para këtij takimi të fundit zyrtar që ajo kishte marrë pjesë ishte më 6 dhjetor 2023.

Gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës ajo punoi nga shtëpia dhe shmangi plotësisht daljet publike, ndërkohë që shtrimi dhe trajtimi i saj në spital vazhduan. /vizionplus.tv

Read Entire Article