KE miraton agjendat e reformave fillimisht normalizim me Serbinë, pastaj para për Kosovën

2 hours ago 12

Komisioni Europian ka miratuar agjendat e reformave për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo erdhi pas opinionit pozitiv nga vendet anëtare.

Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka dorëzuar Agjendën për Reformat pasi është ende në fazë finalizimi. Sipas një deklarate, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ishte mahnitur nga puna e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë për Kosovën dhe Serbinë është vendosur ky kusht: “Ata duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

Nëse nuk plotësohet ky kusht, pra që të ketë ecuri pozitive në dialog, Prishtina dhe Beogradi mund të mos marrin asnjë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian. Programi në fjalë kap vlerën e 6 miliardë eurove.

/a.r

Read Entire Article