Volejbollistja e Tiranës, 20 vjeçarja Keida Kodra është volejbollistja me e re që ka firmosur për Skënderbeun.
Ka qënë trajneri Orlando Koja ai që ka kërkuar të përfshijë lojtaren e ekipit kombëtar U 20 me skuadrën kampione korçare.
Krahas tiranases, sipas Kojes janë e dy volejbolliste të tjera të cilat priten të vishen bardhëekuq
Bëhet fjalë për një volejbolliste nga Meksika dhe një tjetër nga Brazili, lojtare qe e për trajnerin plotësojnë grupin e volejbollisteve me të cilat Skënderbeu do të kërkojë trofetë e 2024-2025
Burime zyrtare pranë klubit thanë se Elena Bego e Anxhela Mehmeti kanë firmosur edhe për një sezon tjetër për ekipin korçar ashtu siç kanë lëshuar firmë me kontratat e tyre të gjitha korçaret që ishin pjesë e kësaj skuadre sezonin e kaluar./vizionplus.tv