Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të rëndë, duke vënë në pranga një 51-vjeçar i cili kërcënoi me armë zjarri fqinjin e tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 21”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B., 51 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në banesën e 51-vjeçarit u gjetën një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë./vizionplus.tv