Kërkoi të rimarrë ‘Audin’ e sekuestruar, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën Kejvina Kthjellës

3 months ago 25

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e modeles Kejvina Kthella për rikthimin e makinës ‘Audi A8’ së sekuestruar.

Automjeti iu konfiskua nga GJKKO me kërkesë të SPAK, në kuadër të një hetimi pasuror për Redjan Rrajën.

Organi i akuzës kërkoi konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të Rrajës apo familjarëve, bashkë me Audin luksoz të Kejvina Kthjella, e cila besohet të ketë qenë e dashura e tij.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ai u arrestua ndërkohë që po tentonte të largohej nga Shqipëria  nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Murriqan.

Read Entire Article