“Këshilli i Sigurimit të na mbështesë për Gazën”, SHBA: Të pranohet plani me 3 pika për armëpushim

5 months ago 19

SHBA i ka kërkuar Këshillit të sigurimit në organizatën e kombeve të bashkuara që të mbështesë planin me tre pika të presidentit Joe Biden i cili synon t’i japë fund luftës gati tetë-mujore në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve dhe dërgimin e ndihmave masive në zonat e shkatërruara.

Ambasadorja amerikane  Linda Thomas-Greenfield tha se SHBAtë iu kanë shpërndanë një projekt-rezolutë 14 anëtarëve të tjerë të këshillit për të mbështetur propozimin për t’i dhënë fund konfliktit.

“Shumë liderë dhe qeveri, përfshirë rajonin, e kanë miratuar këtë plan dhe ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit që t’i bashkohet atyre në thirrjen për zbatimin e kësaj marrëveshjeje pa vonesë dhe pa kushte të mëtejshme”, tha Linda Thomas-Greenfield.

Projekt-rezoluta do të mirëpriste marrëveshjen e 31 majit të shpallur nga Biden dhe do t’i bënte thirrje Hamasit ta pranojë plotësisht dhe të zbatojë kushtet e tij pa vonesë dhe pa kushte.

Hamasi ka deklaruar se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, do të tërhiqen të gjitha forcat izraelite, do të ketë lëvizje të lirë për palestinezët dhe se do të ketë ndihma për rindërtimin e Gazës.

Ndërsa nga Izraeli nuk ka ende një reagim të qartë por   një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ai e mirëpret propozimin, ndonëse sipas tij plani ka disa mangësi dhe do ende punë. /vizionplus.tv

Read Entire Article