Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.
Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.
Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.
Vezët
Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes. Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.
Shalqini
Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.
Tërshëra
Tërshëra është një zgjedhje fantastike. Sipas të dhënave, tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër. Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.
Boronicat
Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.
Qull me miell misri
Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën. Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.
Mjalti
Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor. Nga të dhënat, rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.
Hikrra
Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin. Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.
Arrorët
Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen. Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh:
Agrumet
Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C. Megjithatë, nga të dhënat rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.
Ushqimet pikante
Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes. Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.
Banania
Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.
Pijet e gazuara
Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes. Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.
Perimet jeshile
Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth. Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.
Domatet
Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth. Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.
Dardhat
Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut.