Kim Jong Un: Do të zhvillojmë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut, nuk janë kërcënim për askënd

2 months ago 25

Udhëheqësi i  Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se dëshiron që arsenali bërthamor i vendit të tij të vazhdojë të rritet, duke siguruar që Pheniani është një fuqi bërthamore “përgjegjëse”, njoftuan sot media shtetërore e Koresë së Veriut.

“Për shkak të kërcënimeve më të larmishme nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, forcat bërthamore të Koresë së Veriut dhe aftësitë e saj për t’i zhvilluar ato duhet të përsosen”, tha presidenti i Koresë së Veriut.

Pheniani do të dyfishojë përpjekjet për të siguruar që forcat e tij të armatosura, përfshirë forcat bërthamore, të jenë “plotësisht të gatshme për luftim”, sipas tij.“Megjithatë, vendi është një fuqi bërthamore përgjegjëse”, siguroi Kim Jong Un, “Armët tona bërthamore, të cilat përdoren për të mbrojtur veten, nuk janë kërcënim për askënd.”

Ky fjalim u mbajt në një kohë kur marrëdhëniet mes dy shteteve koreane janë në pikën më të ulët. Koreja e Veriut njoftoi së fundmi vendosjen e 250 raketave balistike në kufirin e saj me Korenë e Jugut.

Sipas Yang Wook nga Instituti Asan për Studimin e Politikave, deri në vitin 2027, Koreja e Veriut mund të ketë 200 koka bërthamore dhe deri në 300 deri në vitin 2030./vizionplus.tv

Read Entire Article