Kina dhe Bjellorusia po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta stërvitore ushtarake pranë kufirit të Polonisë, një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se trupat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës mbërritën në Bjellorusi gjatë fundjavës.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se stërvitjet do të përfshijnë operacione të shpëtimit të pengjeve dhe misione kundër terrorizmit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se stërvitjet po zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Poloni, i cili është rreth 130 milje nga kryeqyteti polak i Varshavës dhe rreth 40 milje nga kufiri i Minskut me Ukrainën.