“Kisha frikë për ta”, dëshmia e Jetnor Zhabolit në gjykatë, avokati kërkoi shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik

7 months ago 9
Reklamë

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest në burg për Jetnor Shabolin, i cili mbante të mbyllur dhe monitoronte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.

Fillimisht prokurorja Eliona Elezi kërkoi arrest me burg dhe më pas pasi dëgjoi avokati i tij Edison Hasanbashaj që kërkoi shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik derisa të jetë akt ekspertimi , prokurorja kërkoi arrest në burg 30 ditor.

Gjykata caktoi arrest me burg 20 thanë burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës për t’u kryer akt ekspertimi.

“E kam bërë për t’u kujdesur për familjes sime se kisha frikë për ta”, tha Jetnori në gjykatë.

Jetnor Zhaboli në profesion ekonomist, kishte vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo familjarët.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, zbulon se që në dhjetor të vitit 2023, oficerët e komisariatit numër 1 kishin informacione për këtë rast, por gjatë pyetjeve drejtuar bashkëshortes së 35-vjeçarit ajo nuk kishte pranuar të kryente denoncim, duke treguar vetëm copëza nga jeta e saj me bashkëshortin që vuante nga halucinacionet.

Në dëshminë e re të gruas së Zhabolit, dalin në pah detaje të reja: Dhuna ishte e përsëritur. Veç “burgosjes në shtëpi” prej disa muajsh nën monitorimin e dhjetëra kamerave, 35-vjeçari ushtronte sulme fizike pa arsye.

Rasti më i fundit ishte dy ditë para arrestit duke e goditur gruan fort në krahë, aq sa shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e saj, me hematoma të ndryshme.

Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.

Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.

Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj ‘Po iki sepse kjo nuk është jetë”.  Arresti i një dite më parë e shpëtoi nga tmerri brenda shtëpisë, teksa rasti po ndiqet nga shërbimet sociale.

Top Channel

Read Entire Article