Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi e kishte bërë vendin e tij të punës një bazë për fshehjen e drogës dhe materialit që përdorte për paketimin e dozave.
Ai kishte fshehur materialet në tavanin e banjës, teksa në xhepin e një xhakete të vendosur në dhomën e zhveshjes që përdorte kishte një qese plastike me 11 mbështjellës droge.
Tjetër sasi lënde narkotike u gjet në një kavanoz qelqi, së bashku me 14 mbështjellëse të paketuara me një peshore precize. Policia ka sekuestruar të gjithë sasinë, më shumë se 207,97 gram, mëngjesin e së hënës, pak para drekës.
Teksa po shkonte në punë, në Villa Musone në Loreto, efektivët ndaluan një punëtor shqiptar 42-vjeçar, banues në Porto Recanati. Shqiptari u përpoq të hiqte një mbështjellës të cilin policët e gjetën dhe brenda kishte 10.19 gram kokainë. Në atë moment, si vendi i punës ashtu edhe shtëpia u kontrolluan. Ai kishte shumë para në shtëpi, gati 3500 euro, që besohej se ishin të ardhura të një pazari droge. Pjesa tjetër e drogës ishte në punë.
42-vjeçari u arrestua për posedim të lëndës narkotike për qëllime trafiku dhe u dërgua në burg. /vizionplus.tv