Kokainë, mijëra euro dhe armë, 7 shqiptarë arrestohen në Belgjikë! Si e shpërndanin drogën me skutera

7 months ago 18

Policia belge ka arrestuar 7 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik kokaine. Ata u vunë në pranga pas kontrolleve në një sërë shtëpish në  Antwerp, Deurne, Berchem dhe Borgerhout.

Gjatë bastisjeve u gjet drogë, armë zjarri dhe pasaporta false.

Vitin e kaluar, policia e Antwerp-it filloi një hetim pas informacioneve se disa persona shpërndanin drogë në rrugët e qytetit.

Të dyshuarit përdornin skutera elektrikë për të shitur kokainën.

Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës nga 28 deri në 45 vjeç./vizionplus.tv

Read Entire Article