Pas ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka shkuar në Komsiionin hetimor për Sistemin TIMS, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kreu i policisë ka kërkuar që të dëshmojë me dyer të mbyllura, pasi sipas tij të dhënat që ai disponon janë shumë sensitive.
Ndërkohë Salianji ka hedhur për votim kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit, kërkesë e cila është miratuar vetëm me votat dhe opozitës.
Rrumbullaku: Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore.
Salianji: Për këtë kërkesë duhet votim i ndërmjetëm dhe nuk mundemi. Por propozoj të vazhdojmë vetem me pyetjet që nuk kanë lidhje me informacionet e klasifikuara.