Kompania amerikane hapësinore Blue Origin ka shtyrë lëshimin e raketës së saj New Shepard.
Në një mesazh në platformën X, Blue Origin tha se lëshimi nuk mundi të zhvillohej siç ishte planifikuar “për shkak të një problemi të sistemeve tokësore.”
Nisja, pritet të shënojë kthimin e madh në valët e ajrit të kompanisë së themeluar nga miliarderi Bezos dhe pritej të realizohej sot, për herë të parë që nga aksidenti që ndodhi në 2022.
“Së shpejti do të shpallim një datë të re nisjeje”, sqaroi kompania.
Më herët sot, Blue Origin kishte njoftuar se po e shtynte lëshimin me një orë për shkak të temperaturave të ulëta në vendin e lëshimit në perëndim të Texas.
Misioni në shtator të vitit 2022 rezultoi në rrëzimin e seksionit shtytës të raketës, i cili asokohe nuk mbante as pasagjerë.
Një hetim nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) arriti në përfundimin se aksidenti ishte shkaktuar nga një “temperaturë më e lartë se sa ajo që ishte parashikuar për funksionimin e motorit”./vizionplus.tv