Kontroll bizneseve pranë shkollave, AKU nis monitorimin për sigurinë ushqimore

2 months ago 42

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet në ambientet e shkollave dhe subjektet tregtare  pranë të gjitha shkollave në Vlorë me synim sigurinë ushqimore.

Sipas kreut të këtij autoriteti Endri Hyseni kontrollet janë në bazë të një urdhri nga drejtoria e përgjithshme dhe do të shtrihen përgjatë gjithë këtij muaji.

“Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator dhe nëse do të ketë shkelje do të vijohet me sanksione”, tha Hyseni.

Në qarkun e Vlorës janë ngritur  6 grupe kontrolli të cilat do të shtrihen në të gjitha bashkitë e tij.

Ndërsa kontrollet do të jenë të përditshme  dhe nuk do të lejohen subjekte brenda territoreve të shkollave.

Ato ekzistuese do të ketë monitorim të vazhdueshëm./vizionplus.tv

Read Entire Article